Përfundon punimet konferenca për Ndërtim, bëhet thirrje për aktivizim në mbrojtje të mjedisit

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 12:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konferenca për ndërtim ” Conrecon” mbylli punimet me dy prezantime lidhur me mjedisin.

Luan Hasanaj nga “Let’s Do It Kosova” prezantoi punën e organizatës që ai udhëheq duke vënë në pah problemet me të cilat Kosova përballet sa i përket mbrojtjes së mjedisit.

Ai tha se vetëm 1 për qind e buxhetit i dedikohen mbrojtjes së mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa në anën tjetër qytetarët paguajnë me mijëra euro për veturat, para këto që sipas Hasanajt, do të ndihmonin shumë në përmirësimin e mjedisit po qe se do përdoreshin për të.

“’Let’s do it Kosova’ deri më tani ka larguar 400 deponi. Ajo çfarë ndodh pas pastrimit nga institucionet është pothuajse zero. Është një problem që e kanë paraparë direktivat e BE së”.

“Është neglizhencë dhe mosvullnet për ta zgjidhur këtë. Vetëm 1 për qind e buxhetit të shtetit di dedikohen për mbrojtje të mjedisit e në anën tjetër janë mbi 300 mijë makina për të cilat paguajmë imagjinon vetëm ato të i shfrytëzonim për mbrojtje të mjedisit”.

Sipas tij, për të ndryshuar gjendjen e mjedisit në Kosovë faktorë të rëndësishëm janë vetë qytetarët e sidomos ata që bëjnë pjesë në qytetarinë aktive.

Lab Salihu, aktivistë për mbrojtjen e mjedisit tha se të gjithë pajtohen se në Kosovë ka rregulla të mirë, por se ngecim në zbatimin e tyre

Mirëpo sipas tij, pas kësaj duhet që kësaj çështje t’i jepet një drejtim tjetër, raporton EO.

Sipas Salihur duhet të gjendet arsyeja pse përkundër rregullave të mira mjedisi po degradohet dhe pastaj të punohet për të përmirësuar gjendjen.

“Ne mundemi me u pajtuar që rregullat në Kosovë nuk po respektohen e sidomos ato për mjedisin sepse vazhdimisht po degradohet atëherë diçka nuk është në rregull dhe pastaj me pa se si me shkuar përpara”

Ai tha se pa aktivizim të qytetarëve nuk mund të ndryshohet situata.

Të ngjashme