Përmbyllet projekti “Ndihmë për tregtinë”

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 15:43 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar projekti “Ndihmë për Tregtinë”, financuar nga Ministria e Tregtisë e Çekisë, e cila ka të bëjë me studim fizibiliteti për ndërveprimin e sistemeve elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që lidhen me mjedisin e biznesit.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se përmes këtyre projekteve të cilat po financohen nga ambasadat mund t’u shërbej edhe bizneseve.

“Ky projekt hyn në grupin e projekteve të donatorëve. Objektivi kryesor është identifikimi i sistemeve të teknologjisë informative. Kjo lidhje është edhe në të mirën e bizneseve sepse do t’iu ndihmojë në të bërit biznes”, ka thënë Yagcilar.

Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, tha që ky projekt është sfidë, sepse sipas tij, qëllimi i sistemeve informative bënë edhe mbikëqyrjen e administratës publike.

“Kjo është e vetmja e ardhme për shërbime të mira elektronike dhe në bazë kësaj kemi mundësi të vazhdojmë me mundësi të mira komunikuese”, tha ambasadori Šilhavý.

Kurse përfaqësuesi i projektit të studim fizibilitetit, Vratislav Datel, tha që Kosova do të jetë mjaftë efikas në funksionimin e administratës publike.

“Kosova do te jetë vendi i dytë në Evropë që ka një administratë publike që funksionon mirë. Mirëpo, pengesa më e madhe e cila ka penguar komunikimin në mes organizatave si në Kosovë edhe në vendet e tjera është inkompaktibilitetin e të dhënave”, ka thënë ai.

Në këtë rast u bë edhe pranim-dorëzimi i këtij dokumenti.

Të ngjashme