Përmes investimeve, “Kosovës B” synohet t’i zgjatet jeta edhe për të paktën 20 vjet

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 07:49 | Nga

Edhe për të paktën 20 vjetët e ardhshëm, termocentrali më i madh në vend, “Kosova B” do të vazhdojë ta mbajë barrën kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në vend.

Për t’ia vazhduar jetën, Qeveria planifikon që, me përkrahjen e Bashkimit Evropian, të bëjë investime disamilionëshe në këtë termocentral, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht, “Kosova B” tejkalon kriteret ambientale të përcaktuara me direktiva të BE-së. Për këtë, kjo e fundit prej kohësh ka kërkuar investime në komponentët ambientalë në këtë termocentral. Vitin e kaluar, për këtë qëllim është bërë edhe një studim i fizibilitetit, i cili vlerëson se për rehabilitimin e plotë, në “Kosovën B” nevojiten investime prej rreth 300 milionë eurosh.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik kanë thënë se investimet do të fillojnë që nga viti i ardhshëm, ndërsa mjetet për këtë do të ndahen kryesisht nga fondi IPA i Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme