Përplasje ndërmjet Bajramit e Rizvanollit: Përfunduam me dhënien e 120 milionë eurove dhe me rritje të tarifave

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka apsur një përplasje me ministrn e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas kërkesës për vazhdimin e masave emergjente në sektorin e energjisë, raporton Ekonomia Online.

Bajrami ka ka thënë se pos reduktimeve nuk ka pasur asnjë raport se për çfarë kanë shërbyer këto masa, duke kërkuar nga ministrja Rizvanolli se cili është instrumenti që e parandalon krizën energjetike, raporton Ekonomia Online.

Në seancën ku po diskutohet vazhdimi i masave emergjente në sektorin e energjisë, deputetja e LDK-së, ka thënë se përveç reduktimeve që janë ndërmarrë në këtë sektor nuk kemi asnjë raport se çka kanë shërbyer këto masa.

“Kemi përfunduar me dhënien e 120 milionë eurove nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe me rritje të tarifave”, ka thënë ajo.

“Një prej masave që kemi propozuar ka qenë largimi i TVSh. Masat emergjente janë votuar në kuvend. Përveç reduktimeve që janë ndërmarrë në këtë sektor nuk kemi asnjë raport se çka kanë shërbyer këto masa. Në fund kemi përfundu me 120 milionë eurove dhe ngritjen ë tarifave”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli duke iu përgjigjur Bajramit ka thënë se vazhdimi i masave është me rëndësi sepse e mundëson vazhdimin e operimit të ekipit emergjent teknik.

Ajo e ka përmendur edhe ndalimin e mihjes së kriptovalutave që ka rezultuar me aksione në veri të vendit, duke shtuar se kanë kursyer energji elektrike.

Rizvanolli ka thënë se kanë vendosur që të ketë subvencionim që e ka efektin e njëjtë si heqja e TVSH-së.

Në radhë të parë vazhdimi i masave do të mundësojë funksionimin e komitetit energjetik. Kjo do të bëhet duke përfshirë akterët relevant. Masat janë ndërmarrë sipas nevojës. Ndër masat ka qenë ofrimi i bazën ligjore për ndalimin e kriptovalutave. Kjo është mënyrë që na mundëson të luftojmë këtë aktivitet. Propozimi për heqje të TVSh kemi vendosur të ndërhyhet në TVSh dhe të ulet”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme