Përurohet segmenti i dytë i Autostradës “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 11:17 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë përurimi i segmenti të dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidhë Prishtinën me Shkupin.

Prerjen e shiritit e ka bërë xhudistja Majlinda Kelmendit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se vitin e ardhshëm do të përmbyllen tërë punimet në këtë autostradë.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë punëtorët si dhe ka ngushëlluar familjarët e punëtorit që ndërroi jetë në vendin e punës në fund të këtij viti.

Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur kënaqësinë e tij për ndërtimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Sot është një kënaqësi e veçantë, sepse të gjithë së bashku morëm pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë-Shkup. Një përpjekje kjo e kamotshme, e punës së përbashkët, e një angazhimi serioz prej të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin euroatlantik”, ka thënë ai.

Thaçi ka vlerësuar që me punë të tilla po ndërtohet Kosova Evropiane.

“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”.

Prezent në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori Greg Delawie, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe personalitete të tjera.

Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra dhe kap vlerën prej afër 600 milionë eurosh.

 

Të ngjashme