Pesë vende mbështesin themelimin e Klubit afarist frankofon të Kosovës

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 15:24 | Nga

Ambasada e Francës, së bashku me ambasadat e Zvicrës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kanadasë përmes një komunikate bëri të ditur se do t’i ofrojë mbështetjen e saj Klubit afarist frankofon të Kosovës.

Ky Klub i ardhshëm do të mundësojë intensifikimin e lidhjeve ekonomike në mes vendeve frankofone dhe të Kosovës, ai do të lehtësojë projektet investive si të ndërmarrjeve kosovare në vendet frankofone, ashtu edhe të ndërmarrjeve frankofone në Kosovë.

Ky Klub do të krijojë një platformë për dialog dhe takime për drejtuesit e ndërmarrjeve në mënyrë që të lehtësojë bashkëpunimin dhe të konkretizojë projektet e tyre.

Lansimi i këtij Klubi afarist do të bëhet të enjten, më 23 mars, në orën 12:00, në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, në praninë e Hashim Thaçi, president i Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa kryeministër i Republikës së Kosovës, si dhe disa ministra dhe ambasadorë frankofonë.

Për të shënuar këtë ngjarje, fjalimet e tyre do t’i paraqesin Presidenti i Republikës, Kryeministri, znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe z Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Të dy bashkë-drejtuesit e Klubit afarist, Roger Forneris (Aeroports de Lyon, Airport / Pristina International) dhe z. Rrahim Pacolli (kompania e sigurimeve Siguria) do të paraqesin objektivat dhe projektet e kësaj strukture. Disa përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës do të jenë të pranishëm, duke përfshirë, Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme