Pësojnë rënie pagat në sektorin e ndërtimit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2020.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.5%) në tremujorin e parë TM1 2020, krahasuar me TM4 2019. Rënie më të mëdha kishin: pagat

(-1.2%); materialet (-0.6%); dhe energjia (-0.4%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të: transportit (3.6%); kostot e tjera (0.8%); dhe makineritë (0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-0.2%). Rënia kryesisht u vërejt të kategoritë: pagat

(-1.4%); dhe materialet (-0.8%).

Ndërsa, ngritje pati te: transporti (11.1%); makineritë (1.8%); kostot e tjera (1.1%) dhe energjia (0.8%). 

Të ngjashme