Pezullimi i punës në çerdhe, Rukiqi: Qeveria të kompensoj kopshtet dhe prindërit që qëndrojnë në shtëpi

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar disa vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave është paraparë të pezullohet veprimtaria e çerdheve publike e private.

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private (me kusht që njëri prind të lirohet nga puna për kujdes ndaj fëmijëve që janë nën moshën 10 vjeçare) aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendi, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë që Qeveria duhet t’i përkrahë me mjete financiare kopshtet private dhe t’i paguaj prindërit që qëndrojnë në shtëpi për t’u përkujdesur për fëmijët.

“Për të gjitha veprimtaritë që po mbyllen, përfshirë kopshtet, të sigurohet edhe përkrahja financiare nga Qeveria. Nëse është vendosur të mbyllen kopshtet, atëherë paralelisht Qeveria duhet te merr vendime për: përkrahje të kopshteve private me mjete financiare (paga, qira, etj.); mbulim të pagës për prindërit që duhet të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët. Në këtë gjendje të rëndë financiare, asnjë biznes nuk mund ta përballoj pagesën e dikujt që nuk mund të jetë në vendin e punës; dhe rregullimin ligjor të punës nga shtëpia. Kjo po bëhet e domosdoshme, me normalitetin e ri pandemik dhe post-pandemik”, ka shkruar Rukiqi.

Të ngjashme