Pika e përbashkët doganore Kosovë-Shqipëri nis punën në fillim të prillit

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 07:55 | Nga

Pika doganore kufitare Morinë –Vërmicë, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, nga fillimi i muajit prill do të ketë vetëm një “dritare” për kontroll, shkruan sot Koha Ditore.

Objekti i paraparë për t’iu shërbyer dy administratave doganore, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas Lulëzim Rafunës, ka përfunduar dhe se me funksionalizimin e tij do të bëhet thjeshtimi i procedurave doganore dhe eliminimi i burokracisë në vendkalimet doganore me Kosovën. Rafuna ushtron funksione zyrtare në dy qeveritë. Është këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, edhe i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza.

Objekti i Doganës së përbashkët, i cili ndodhet në territorin e Shqipërisë, kishte filluar të ndërtohej në prill të vitit të kaluar me financim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë përmes fondeve të IPA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme