Piraj: Miratimi i Pakos Fiskale 2.0, lajm i dekadës

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 16:56 | Nga

Pronari i  ndërmarrjes “Meka” në Dragash Burim Piraj,  miratimin e pakos fiskale 2.0 e  ka vlerësuar si një momentum të ri në ekonominë e  Kosovën.

Piraj përmes një postimi në profilin e tij në  rrjetin social në Facebook e përgëzuar  qeverinë Mustafa për ndryshimin e gjendjes ekonomike në Kosovë si dhe ka falenderuar ministrin Hoti për përmbylljen këtij misioni briliant siq e ka quajtur ai.

Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:

Më në fund lajmi më i mirë i dekadës për Kosovën!
Urime Kosovë!
Dua ti përgëzoj qeverinë Mustafa si ekonomist dhe qytetar i republikës së Kosovës për kontributin e dhënë në ndryshimin e gjendjes ekonomike!
Në veçanti dua ta falënderoj Ministrin Hoti për një punë të shkëlqyer dhe për përmbylljen e një misioni brilant që normal që do të zërë vend në historinë e ekonomisë së re të Kosovës!

Të ngjashme