Piraj: Shitja e produkteve serbe ka ndikuar në rritjen e papunësisë, me Shqipërinë duhet të rritet eksporti

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 09:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshjet e nënshkruara Kosovë-Shqipëri do të zbatohen sepse janë shumë të kapshme, kështu thotë në një intervistë për  Ekonomia Online, pronari kompanisë “Meka”, Burim Piraj.

Tutje, Piraj theksoi se lëvizja e lirë ndërmjet dy vendeve do të ketë ndikim të ndërsjellë në të bërit biznes.

“Mendoj se marrëveshjet e nënshkruara kësaj radhe do të zbatohen sepse janë të kapshme dhe është e rëndësishme marrëveshja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e cila parashihet të bëhet gjatë sezonit verore mirëpo ajo do të ketë ndikim edhe në arritjen e biznesit të ndërsjellë sidomos marrëveshja për punësim do tu mundësojë fuqisë punëtore nga Kosova dhe Shqipëria të shkëmbejnë përvojat e veta”.

“Shkëmbimi i përvojave do të bëhet në ngritjen e kompanive brenda përbrenda. Pastaj me rritjen e kapaciteteve dhe mundësive kompanitë do ti ndihmojnë njëra tjetrës të fuqizohen. Me plasimin e produkteve në tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë, të dy kompanitë e të dyja shteteve do të kenë kapacitete më mëdha dhe afirmimet të eksportojnë mallra edhe drejt unionit evropian apo edhe drejt vendeve aziatike”.

Piraj thotë se produktet kosovare kanë filluar të priten mirë në Shqipëri duke shpresuar që do të rritet eksporti në mënyrë që artikujt nga Kosova të gajden kudo.

“Produktet kosovare kanë filluar të priten mirë në Shqipëri dhe ka shtije. Mirëpo niveli i zhvillimit të kompanive kosovare pasi që Kosova është një treg shumë i vogël nuk mund të ngritë menjëherë dhe të shkojë në tregje të ndryshme e që do të shkojnë gradualisht. Besojmë që në vitet në vijim do të rritet eksporti në Shqipëri dhe në këtë mënyrë do të fuqizohen qytet më të mëdha në vende tjera”.

Sipas tij, produktet e Serbisë kanë ndikim të jashtëzakonshëm në gjithë rajonin, duke shtuar se ky shtet  po bënë presion për plasimin e mallrave në tregjet e Kosovës.

Ai tha se shitja e produkteve serbe në Kosovë ka ndikuar në rritjen e papunësisë, raporton EO.

“Produktet e Serbisë kanë një ndikimi në tërë rajonin jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri. Ata po bëjnë presion me subvencionime të ndryshme dhe me plasim të mallrave të ndryshme në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë që ta rrisin ekonominë e Serbisë. Por nga ana tjetër edhe ta rrisin papunësinë në Kosovë. Shitja e produkteve serbe në Kosovë ka ndikuar në rritjen e papunësisë dhe në shpërnguljen e popullatës”.

Të ngjashme