Policia për 24 orë i siguron shtetit rreth 29 mijë euro nga dënimet e shqiptuara për COVID-19

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Sipas statistikave nga policia, bëhet e ditur se janë shqiptuar 818 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Duke ditur që dënimi për mos bartje të maskës është 35 euro, i bie që policia për 24 orë ka arritur t’i siguroj shtetit 28 mijë e 630 euro.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 296 raste të reja me coronavirus si dhe vdekje të raportuara kanë qenë vetëm 5.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme