Politika në garë për ta marrë kontrollin në KEK

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 08:11 | Nga

“Luftë e madhe” është duke u bërë nga njerëzit e politikës për ta marrë kontrollin në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Njerëz të partive në pushtet e opozitë “i kanë hyrë” garës për t’u “zgjedhur” në pozitën e drejtorit menaxhues në KEK. Vetë konkurrentë të kësaj gare thonë se në pozitën më të lartë në këtë Korporatë do të emërohet “më i forti” i politikës. Kësaj gare i është futur edhe ish-ministri për Zhvillim Ekonomik në Qeverinë e kaluar, Blerand Stavileci.

Ai tash është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Gazeta gjatë gjithë ditës së martë ka provuar të kontaktojë me ish-ministrin Stavileci, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndërkohë, një përgjigje për media e ka dhënë vetë Kadri Veseli pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me ambasadorin britanik, Ruairi O’Conell, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme