Posta e Kosovës dhe UP-ja, nënshkruajn marrëveshje bashkëpunimi për studentë

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Edon Nishori Kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan prishtina” sot kanë nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit.

Nga kjo marrëveshje më së shumti do të përfitojnë studentët e këtij Universiteti publik sepse, do të kenë mundësi edhe për mësim praktik në Postën e Kosovës, që do të realizohet përmes punës praktike në drejtorit përkatëse.

Posta e Kosovës ka qenë e hapur çdo herë për student dhe ka ofruar trajtim të veçantë duke përfshirë edhe çmimet e tarifave për 50% me të lira.

Studentëve, do të ju ofrohet qasje në të gjitha strukturat e Postës me qëllim të zhvillimit të hulumtimeve për temat e tyre të diplomës, dhe ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës konform kushteve të tregut dhe standardeve bashkëkohore të Arsimit të lartë.

Marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka edhe me shumicën e studentëve të universiteteve tjera publike e private në Kosovë.  

Të ngjashme