Posta e Kosovës në gjendje të vështirë financiare

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Dita Botërore e Postave festohet çdo vit më 9 tetor, në përvjetorin e themelimit të Bashkimit Postar Universal (UPU), në vitin 1874 në kryeqytetin zviceran, Bernë. Ajo ishte shpallur Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU mbajtur në Tokio, Japoni, në vitin 1969.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se avancimet e teknologjisë kanë sjellë shumë ndryshime në fushën e shërbimeve postare.

“Është fatkeqësi që ende nuk jemi pjesë e Unionit Postar Universal. Janë dy kritere që Kosova mund të jetë pjesë e kësaj organizate: Të jetë pjesë e OKB-së dhe të votohet nga 2 të tretat e anëtarëve të Unionit Postar Universal ”, tha ai në RTK.

Sipas tij, mos anëtarësimi i Postës së Kosovës në Unionit Postar Universal, i krijon shumë probleme postës së Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se punëtorët e Postës së Kosovës sot do t’i marrin pagat e muajit shtator.

Ai ka tha se Posta e Kosovës kanë dalë me produkte të reja dhe kanë zvogëluar shpenzimet. “Po shikojmë mundësitë që Posta e Kosovës të bëhet e qëndrueshme”, deklaroi ai.

Ndryshe qëllimi i Ditës Botërore të Postave është për të krijuar vetëdijen e rolit të sektorit postar tek njerëzit dhe ne jetën e bizneseve të përditshme si dhe kontributin e saj për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve.

Festimi inkurajon vendet anëtare për të ndërmarrë aktivitete dhe programe që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë për rolin e postës, si dhe aktivitete në mesin e publikut dhe mediave në një shkallë kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme