Posta e Kosovës ua ul pagat punëtorëve

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Postës së Kosovës nga muaji janar i këtij viti do të marrin pagat me grada të reja, ku do të ketë ulje të pagave për punëtorët e këtij insitucioni.

“Për punonjësit me gradat: 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe 12 grada e re është për 10% (dhjetë për qind) më e vogël. Për punonjësit me gradat 13,14,15,16 dhe 17 grada e re është për 15% (pesëmbëdhjetë për qind) më e vogël. Pagat me gradat e reja do të aplikohen nga muaji janar, 2020. Po ashtu, ju njoftojmë se pas nxjerrjes së akteve të nevojshme do të bëhet pagesa e përvojës së punës prej 0.5%, sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kjo ndikon që ulja e pagave për shumicën e punëtorëve, sidomos e atyre me përvojë më të gjatë, të mos vërehet fare. Gjithashtu, edhe me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave nuk do të këtë ulje tjetër të pagave për gradat 1-12”, është bërë me dije në njoftimin e brendshëm të këtij insitucioni për punëtorët, të cilin e ka siguruar “Epoka e re”.

Po ashtu edhe Bordi i Telekomit të Kosovës, i ka njoftuar para tri ditësh zyrtarisht punëtorët e Telekomit, se do t`i zvogëloj pagat për të gjithë punëtorët.
Në këtë njoftim, thuhej se “koeficienti i secilës gradë për të gjithë punëtorët pa dallim zbritet për 10 % përjashtuar pozitat e larta të parapara me Ligjin për Ndërmarrje Publike ku zbritja e koeficientit aktual është për 20 % , duke filluar nga data 01.01.2020.”

Të ngjashme