Presidenti i Lituanisë: Mbështesim plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe aspiratat euroatlantike

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Lutanisë, Gitanas Nauseda, i ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani, se shteti i tij, e mbështetë plotësisht pavarësinë e Kosovës me integritetin e saj territorial por dhe aspiratat euroatlantike.

Ai ka konfirmuar se do të kenë një takim të rëndësishëm në samitin e NATO-s, në Madrid, ndërsa ka falënderuar Kosovën dhe qytetarët e saj, për dënimin e agresionit rus mbi Ukrainën.

“Bashkëpunimi dhe solidarizimi i vendeve demokratike është i rëndësishëm dhe i nevojshëm sot. Ne patëm mundësinë të diskutojmë në detaje reagimin e botës demokratike ndaj luftës së Rusisë mbi Ukrainë por edhe bashkëpunimin bilateral mes të dy vendeve Kosovës dhe Lituanisë”.

”Do doja ta falënderoja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe qytetarët e saj, që ishin të parët që dënuan agresionin rus mbi Ukrainën, që iu bashkuat sanksioneve kundër Rusisë, dhe asistencën tuaj për Ukrainën për të pranuar refugjatët e saj”.

“Sot derisa Rusia po tenton destabilizimin e rajonit dhe Ballkanit, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”.

“Ne do të kemi një takim të rëndësishëm të NATO-s në Madrid. Do doja t’ju siguroja se Lituania mbështetë plotësisht pavarësinë e shtetit të saj dhe aspirtatat euroatlantike”.

“Lituania është e gatshme të ndajë eksperiencat e saj dhe të implementojë reformat. Bashkë jemi më të fortë”.

Të ngjashme