Presidenti Thaçi i ofron përkrahje Trustit Pensional

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 15:40 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar edhe kryetarin e Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havollin.

Presidenti Thaçi e ka përgëzuar kryetarin Havolli për punën e suksesshme dhe profesionale në Trustin Pensional dhe i ka ofruar përkrahje të parezervë si president i vendit.

“Po dërgoni mesazh të mirë për të gjithë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Bordit të Trustit Pensional, Ymer Havolli, ka thënë se Trusti është një institucion shumë stabil dhe se viti 2016 do të përmbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin.

“Trusti është institucion stabil. Viti 2016 do të mbyllet me fitim prej 60 milionë euro për fondin”, ka thënë Havolli.

Kryetarit të Bordit të Trustit Pensional, presidenti Thaçi ia ka rikonfirmuar përkrahjen e tij si President i Republikës së Kosovës.

“Zyra e Presidentit do t’ju përkrahë gjithnjë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme