“Prishtina Mall”, qendra më moderne në Evropën Juglindore – investohen mbi 150 milionë €

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 11:45 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori i qendrës tregtare dhe argëtuese tashmë ka një udhëheqës të ri. “Prishtina Mall” është destinacioni që do të ofrojë përvoja unike për klientët.

Fatmir Zymberi, kryetar i Bordit të aksionarëve, për Ekonomia Online ka treguar se së bashkë me aksionarët e tjerë, Kosovës  po i sjellin një qendër madhështore.

“Ne jemi bërë 10 aksionarë bashkë për ndërtimin e kësaj qendre, por kjo qendër më së pakti është e jona. Kjo qendër është e Kosovës dhe ndjehemi shumë mirë që do te kryejmë shumë më lehtë me institucionet e Kosovës”.

“Ky proces deri këtu ka ardhur me ndihëm e shumicës së institucioneve të Kosovës dhe normal pa bashkëpunim të sektorit privat dhe Qeverisë është e pamundshme me u realizuar projekte të tilla”, u shpreh ai.

Sipas ti, “Prishtina Mall” është një qendër destinacioni për blerje dhe argëtim dhe një portë për në Evropën Juglindore.

Ai ndër të tjerash, ka kërkuar nga institucionet përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës, të ju dalë në ndihmë në procesin e rimbursimit të TVSh-së, duke shtuar se do të investohen mbi 150 milionë euro,

“Investimi është shumë i madh ku kalon vlerën 150 milionë euro dhe normal që ne në këtë faze vetëm shpenzojmë, nuk marrim para dhe forma, nevoja e rimbursimit të TVSH-së, ku jemi pagues të majmë të TVSh-së na duhet rimbursimi për hir të procesit të ndërtimit të qendrës”, shprehet ai.  

“Kjo nuk është tash, kemi marr rimbursim më herët kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, jemi në proces të tillë. Ky ndërtim do të  do të vazhdojë minimum dy vite dhe për dy vite jemi bashkëpunëtorë me ATK-në në këtë fazë, dhe pas dy viteve nuk do marrim, por do të japim shumë”.

Nga ana tjetër, Mike Pugh, kryeshef ekzekutiv i “Prishtina Mall”, shprehet i lumtur që kjo qendër është vendosur në hartën e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që shohë duke punuar së bashku në vitet e ardhshme ku ‘Prishtina Mall’ u vendos në hartën e Kosovës  ku po krijohet diçka të mahnitshme”.

“Ne do të krijojmë diçka të mahnitshme, diçka që Evropa Juglindore nuk e ka parë kurrë më parë, dhe që do të forcojë pozicionin e Kosovës si një lokacion kryesor i blerjeve dhe argëtimit në Evropën Juglindore”.

“Prishtina Mall” do të bëhet edhe më tërheqëse me një nga qendrat më të mëdha argëtuese familjare në Evropë, me një sipërfaqe prej 6 500 metra katrorë.

Në këtë qendër do të vendosen mbi 200 marka prestigjioze ndërkombëtare.

Të ngjashme