Prishtina shpenzon 600 mijë euro të investimeve kapitale për mallra dhe shërbime

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 09:03 | Nga

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar më shumë se 630 mijë euro mjete buxhetore për mallra dhe shërbime, ndonëse ato ishin destinuar si buxhet i investimeve kapitale, që do të duhej të bëheshin gjatë 2015-s.

Këto ndryshime në destinimet buxhetore të identifikuara nga Auditori i përgjithshëm, nuk i mohojnë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë dhënë sqarimin se si ka ndodhur.

Ata kanë thënë se meqë komuna ka pasur kapacitete të limituara për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, atëherë në projekte të caktuara ka shpenzuar mjetet nga investimet kapitale.

Por, ekspertë të ekonomisë këtë e konsiderojnë si mangësi të madhe, që ndërlidhet me dështimet në planifikim dhe në shpenzim të buxhetit.

Në raportin e Auditorit… thuhet se nga buxheti për investime kapitale Komuna e Prishtinës kishte paguar mallra dhe shërbime në vlerë 630,856 eurosh./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme