Pritet organizimi i një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 15:46 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për projektet e realizuara në sferën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe për ato që do të realizohen në vijim, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq më gjerësisht për projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës planifikon t’i realizojë në të ardhmen.

Gjatë takimit, ministri Zharku dhe ambasadorja Kapitanoviq vëmendje të posaçme i kushtuan idesë për organizimin e një forumi të bizneseve të Kosovës dhe Kroacisë, si një mundësi shtesë për të forcuar lidhjet ekonomike në mes dy vendeve në dobi të zhvillimit të mëtejmë ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme