Pritet të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, takoi sot delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Liliana Pavlova, në premisat qendrore të BEI në Luksemburg.

Pavlova e vlerësoi vizitën e delegacionit kosovar dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, synimi i përbashkët i të dy palëve është që të rritet mbështetja financiare dhe teknike duke vepruar në linjë me Agjendën e Gjelbër dhe Digjitale të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Murati e vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Evropiane për Investime i ka dhënë Kosovës.

“Shteti i Kosovës është fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të pandemisë si dhe në ringjalljen ekonomike, andaj mirëpresim Planin Ekonomik dhe Investiv të BE-së i cili synon zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Murati

Si rezultat, të dy palët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që të konsolidojnë hapa të suksesshëm drejt agjendës së përbashkët të zhvillimit.

Të ngjashme