Problemet politike në Ballkan po e pengojnë zhvillimin ekonomik, kërkohet mbështetje institucionale

Doganaj | 03 Sht 2018 | 12:13 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me procesin e integrimeve të Kosovës dhe Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Konferenca u mbajt në vendin ku mbaron segmenti i përfunduar i autostradës Prishtinë – Shkup, gjegjësisht në fshati Doganaj.

Rukiqi, tha se duhet të bëhet më shumë për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, duke shtuar se duhen më shumë investime në infrastrukturë.

“Maqedonia është ndër fqinjët që nuk kemi asnjë problem të natyrës ekonomike. Prandaj duhet të bëjmë më shumë në fushën e fuqizimit të investimeve dhe infrastrukturës. Për t’i larguar barrierat ekonomike duhet me shumë investime në infrastrukturë”.

Kryetari i OEK ka shtuar se politika e të dyja shteteve është pengesë e zhvillimit ekonomik, prandaj nëse këto të fundit nuk mund të ndihmojnë në zhvillim të paktën të mos jenë pengesë.

“Si sektor ekonomik po ecim më shpejt se politika. Por problemi qëndron tek politikat e dy shteteve të cilat janë pengesë për zhvillimin ekonomik. Nuk duhet asnjë proces ta pengojë zhvillimin ekonomik. Nëse qeveritë nuk munden me e ndihmuar procesin, të mos i bëhen pengesë zhvillimit ekonomik”.

“Ta bëjmë këtë vend më atraktiv dhe në të njëjtën kohë të krijojmë kushte që këto zhvillime të hyjnë në zhvillimin ekonomik të vendeve”.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, është shprehur se ndërtimi i autostradës do të ndikojë në lehtësimin e punës së bizneseve.

“Po të ishim këtu para 10 viteve askush nuk do ta besonte se do ta ndërtonim këtë rrugë. Megjithatë janë vënë themelet që deri në fund të vitit të përfundojë. Që i bie se më në fund fjalët janë shndërruar në vepra”, ka thënë ai.

Sipas tij, brenda 5 viteve eksportet midis shteteve do të dyfishohen, nëse rregullohen problemet politike mes shteteve të Ballkanit, raporton EO.

“Prandaj u dërgoj mesazh elitave politike në rajon që t’i përshpejtojnë proceset sepse bizneset nuk presin”, ka thënë ai.

  

 

Të ngjashme