“Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës, nevojitet mbështetja e BE-së”

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 11:23 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) organizoi tryezë shkencore me temën “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik evropian”

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Isa Mustafa në prezantimin e punimit, “Procesi i Berlinit”, tha se ky proces ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës, por ka  nevojë të mbështetet nga vendet e fuqishme të Bashkimit Europian (BE), raporton Ekonomia Online.

“Vendet e BE-së të prira nga Gjermania,  kanë iniciuar Procesin e Berlinit që hapja e reformave të Ballkanit Përendimor të mos ndërpritet por të përshpejtohet përafrimi ekonomik, demokratik i shtetit të  së drejtës dhe ligjit. Ky proces ka ndikuar në përshpejtimin e reformave të tregut energjetik, në aspektin e sigurisë dhe të krijimit të hapësirës së  përbashkët të Ballkanit Përendimor”

“Ne konsiderojmë se është e nevojshme që pas përfundimit të Samitit të Londrës të përmbyllet ky proces dhe të vazhdohet rruga për integrim në BE. Vendet e rajonit kanë filluar të intesifikojnë bashkëpunimin, mbetet thelb tregu i përbashkët i cili nuk është pranuar por është dizajnuar si hapësirë mes vendeve tona. Tregu unik i BE-së së mbetet synimi kryesor. Në punimin Procesi i Berlinit kemi ardhur në konstatim se rruga drejt konflikteve është transformuar në rrugë të bashkëpunimit”

“Procesi ka rezultuar në disa marrëveshje  si traktati i energjisë së komunitetit  dhe themelimi i zyrës për bashkëpunim rinor. Procesi i Berlinit ka nxitur bashkëpunimin mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Përendimor, organizimin për tërheqjen investimeve të huaja direkte, thjeshtëzimin e procedurave burokratike”

Ky proces është fokusuar në infrastrukturën e butë dhe ligjore me vendet e BE-së. Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës . Në këtë proces Kosova është trajtuar barabartë, por ka nevojë të mbështetet nga vendet e  fuqishme BE-së dhe asesi të rikthej dimensionin politik dhe ekonomik të ndonjë vendi . Procesi i Berlinit shërben si një proces i përkohëshëm i zgjerimit të BE-së. Ne kemi vlerësuar se ky proces nuk mund të shërbej si paradhomë  e mbajtjes së vendeve në pritje për anëtarësim  por çdo vend duhet të plotësojë kushtet  veç e veç  dhe si i tillë të pranohet në BE”, tha Mustafa.

Në anën tjetër Sokol Havoli  tha se tema e procesit të integrimit është e lidhur me konceptin e BE-së.

“Tema e procesit të integrimit është e lidhur me konceptin e BE-së. Marrë parasysh ndërprerjen e integrimit në kuadër të procesit të Berlinit janë vendosur objektivat politike që kanë të bëjnë me përkushtimin ligjor të vendeve të BE-së. Komisioni Evropian ka alokuar disa mjete financiare të investojnë në fusha përkatëse. Transporti, energjia, bashkëpunimi rinor, hapësira e përbashkët energjetike. Synimi kryesor i rrjetit bazë transportit trans-europian është që  të lehtësohet qarkullimi evropian, që të ulet kostoja e transportit”

“Projektet konkrete përfshijnë interkoneksionet mes autostradave, financimi i interkoneksionit hekurudhor mes Malit të Zi dhe Serbisë. Janë edhe projektet e vendeve individuale linja e interkoneksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë që është financuar nga Banka për Zhvillim. Njëra ndër sfidat e biznesit është qasja në energji ose kostoja në energji ose jostabliteti. Është themeluar Zyra për Bashkëpunim Rajonal, në kuadër të procesit që mund të shërbej si mekanizëm për pajtim mes vendeve të Ballkanit dhe këmvbimeve kulturore.  Hapësira ekonomike rajonale ka shkuar në drejtim të një tregu ekonomik.  Në kuadër të CEFTAS pritet të avancohet edhe tregtia në shërbime. Njëra ndër temat në Samitin e Londrës pritet të jetë çështja e sigurisë”, tha Havolli.

Anëtarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Justina Shiroka-Pula tha se Kosova që nga paslufta ka bërë hapa për harmonizimin e legjislacionit me direktiva të Bashkimit Europian (BE).

“ Kosova është nënshkruese e traktatit të komunitetit të energjisë, hap i rëndësishëm. Nënshkrimi i këtij  traktatit është që Kosova ti përmbahet obligimeve nga direktivat e BE-së. Që synojnë të direktojnë një treg të qëndrueshëm. Integrimi i tregjeve të BE së është një kompetencë e Këshillit Europian. Zgjedhja e teknologjive e të gjenerimit është kompetencë e qeverive të BE së”

“Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet të cilat nuk kanë diversifikim të energjive dhe kanë një siguri të brishtë të furnizimit me energji, me diversitet 0 të prodhimi. Kosova do të përfitonte shumë nga futja e funksionit të transmisionit  që do të mundësonte që këto tregje të plotësojnë njëra tjetrën. Kjo ndikon në rritjen e konkurrencën mes prodhuesve  të energjisë elektrike. Me integrimin e tregjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë rritet edhe siguria e furnizimit të sistemit elektro energjetik”, tha Shiroka-Pula.

 

Të ngjashme