Prodhimi i koncentratit në “Trepçë”, për 18% më i ulët

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Sipas të dhënave të menaxhmentit të “Trepçës”, deri në fund të tetorit të këtij viti janë prodhuar 8.954 tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, 18 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deri në fund të tetorit të vitit 2017 janë nxjerrë 154.884 tonë xehe, ndërsa këtë vit 132.496 tonë xehe. Bordi Mbikëqyrës emëron ushtruesin e ri të drejtorit, inxhinierin Xhevdet Tahiri.

Prodhimi i koncentratit të plumbit dhe të zinkut, si dhe i xehes në minierën e Stan Tërgut vazhdon të shënojë rënie. Duke e krahasuar me vitin 2014, prodhimi i koncentratit dhe i xehes në minierën e Stan Tërgut ka shënuar rënie për gati 50 për qind.

Menaxhmenti aktual i “Trepçës” ka dalë me të dhënat e prodhimit në vitin 2018, sipas së cilave deri në fund të tetorit të këtij viti janë prodhuar 8.954 tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, 18 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas drejtuesve të “Trepçës”, deri në fund të tetorit të vitit 2017 janë nxjerrë 154.884 tonë xehe, ndërsa këtë vit 132.496 tonë xehe, që është shumë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2014 ishte shënuar rezultati rekord i prodhimit, 18 mijë tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, si dhe janë prodhuar 204 mijë tonë xehe. Niveli i ulët i prodhimit në gjigantin ekonomik kosovar ka ardhur si pasojë e teknologjisë së stërvjetruar, mungesës së investimeve, moshës së shtyrë të minatorëve, si dhe mungesës së zbatimit të Ligjit për “Trepçën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme