Prodhimtaria vendore dhe zonat ekonomike prioritet i MTI-së

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:33 | Nga

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga Agim Shahini, kanë takuar ministrin e Tregtisë e Industrisë Bajram Hasanin, me të cilin kanë biseduar lidhur me forcimin e bashkëpunimit të ndërsjell.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se janë një varg shqetësimesh të bizneseve, të cilat u janë dërguar edhe kryeministrit dhe ministrave përkatës për ti përmirësuar dhe që kanë marr përkrahje që do të realizohen shumë shpejt disa nga kërkesat e bizneseve.

“Prodhuesit vendës, duhet të jenë prioritet i qeverisë së re dhe se tash mbi dy vjet nuk ka zhvillime e përparime. Nga ana tjetër reformat fiskale kanë nisur vite më parë e që më shumë ishte marketing sesa kishte veprime konkrete e në anën tjetër bizneset prisnin realizimin e kërkesave të tyre”, tha Shahini.

Ai në emër të AKB-së i ofroi mbështetje ministrit Hasani për t’i dërguar proceset përpara dhe në vitin që vjen presin që të ketë zhvillime të mëdha në mënyrë që të kompensohen edhe humbjet nga stagnimi ekonomik i vitit të kaluar dhe ky vit.

Kryetari i AKB-së, shtoi se MTI-ja duhet angazhohet më shumë për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si ajo MSA-së e CEFTA-së dhe lehtësira të tjera tregtare që avancojnë Kosovën drejt antarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Bajram Hasani, ministër i Tregtisë e Industrisë, tha se prioritet mbi prioritete kanë prodhimin vendës dhe do të ndërmarrin masa mbrojtëse për të përkrahur e zhvilluar bizneset prodhuese dhe në anën tjetër në bazë të ligjeve do të marrrin masa ndaj importeve në mënyrë që të favoriozhen prodhimet vendore.

“Do të mbështesim e shtyjemë prodhuesit vendor, në mënyrë që të zhvillohemi, punsohen njerëzit e rritet mirëqenia qytetare”, tha ministri.

Sipas tij prioritet do të jenë edhe funksionalizimi i zonave ekonomike dhe që do të nisin me investimet e zonës ekonomike të Suharekës dhe zonat tjera, për të cilat tashmë janë ndarë edhe mjete.

Ministri Bajram Hasani, premtoi një varg lehtësirash për bizneset të cilat do të ndodhin shumë shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme