Prodhuesit ankohen për krizën energjetike, Kurti u premton mbështetje

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 11:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovë që ta trajtojë me seriozitet krizën energjetike në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencën ku prezantuan lehtësirat për prodhuesit në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike shtoi se me këto masa po u japin një garanci.

“Kjo masë u jep garancion prodhuesve dhe shumë bga ta besoj që do ta mirëpresin. Mirëpo do të rekomandoja Qeverinë që të fillohet të rigjenerohet energjia elektrike vet, sepse do ketë të mira edhe për ambientin në Kosovë, dhe nuk do të ndikoj në konkurrueshmëri. Sepse nëse ka ngritje të energjisë elektrike atëherë do jetë e vështirë për bizneset”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se pajtohet me kërkesën e Panxhës sa i përket krizës energjetike, duek premtuar mbështetje në këtë drejtim.

“Pajtohem me ju sepse e di se duhet të rishikohet kjo pjesë. E kam parasysh rolin e sektorit privat sepse me këtë mënjanohet barra sociale e shtetit, por edhe e shton buxhetin e shtetit. Pajtohem që të kemi sa më shumë prodhim”.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se këto masa janë mundësi e mirë për të ndikuar në pjesëmarrje më të madhe në kreditim, raporton Ekonomia Online.

“Besojmë që këto masa do të ndikojë në pjesëmarrje më të madhe të kreditimit.  Këto masa që po propozohen sot janë një rrugë e mirë drejt ShBA-ve dhe tutje”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme