Prodhuesit bëjnë thirrje mos të konsumohen produktet nga Serbia, këtë e konsiderojnë reciprocitet

Ferizaj | 14 Dhj 2021 | 12:36 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Plus Center”, në Ferizaj si qendra e vetme tregtare në Kosovë pa produkte serbe feston ka shënuar 21-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.

Në një ceremoni ku ishin të pranishëm numër i madh i mysafirëve, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka bërë thirrje që mos të konsumohen produktet që vijnë nga Serbia.

Piraj që është edhe pjesë e grupit “Besa-Besë”, tha se kjo qendër ka 13 mijë konsumatorë të rregullt dhe ka arritur të shesë mbi 50 milionë euro produkte vendëse.

Madje ai i ka ndarë mirënjohje pronarit Sylejman Neziri, duke e përgëzuar që vazhdimisht i ka përkrahur prodhuesit vendës duke mos shitur produkte nga një shtet që siç thotë ai vazhdimisht ka qenë pengesë për afrimin e Kosovës.

“Jemi këtu në përvjetorin e Plus Center në Ferizaj në përvjetorin e 21 dhe kemi kënaqësinë shumë të madhe të jemi prezent të gjithë edhe ne kemi qenë të ftuar si grup Besa-Besë me theksin ‘Mos blini prodhime serbe’, jemi të ftuar pikërisht në këtë market, në këtë qendër e cila njihet që nga fillimi nuk ka mbajt prodhime serbe. Ne duhet ta falënderojmë pronarin, duhet t’i falënderojmë mbi 13 mijë konsumatorë të rregullt që i ka kjo qendër, që ka arritur të shes prodhime vendore mbi 50 milionë dhe me këtë rast ta fuqizon ekonominë vendore, ta ndihmon prodhuesin vendorë, ta afirmojë prodhuesin vendorë dhe nga ana tjetër të mos shet prodhime të një shteti, i cili shtet është si kërcënim i vazhdueshëm për lirinë dhe sovranitetin e vendit tonë”.

“Gjithashtu ky shtet ka qenë edhe pengesë e madhe për afrimin e Kosovës me Unionin Evropian dhe sot Kosova është i vetmi ven në rajon që nuk ka liberalizim të vizave në Unionin Evropian. Prandaj nga ky vend i ftojmë të gjithë marketet dhe të gjithë konsumatorët mos me ble prodhime serbe. Ne si grup kemi nderin me ja nda një mirënjohje Sylejman Nezirit, pronarit të Plus Qendrës një mirënjohje që e falënderojmë që nga fillimi nuk ka shit prodhime serbe dhe vazhdon dhe njëherit ka pas sukses shumë të madh”.

Përderisa Neziri, ka falënderuar konsumatorët besnik, duke shtuar se kanë vendosur që bashkë t’ia kthejnë shpinën Serbisë.

Madje ai u ankua për kushte jo të mira dhe trajtim jo dinjitoz nga institucionet për prodhuesit. Reciprociteti i vetëm me Serbinë, thotë ai është që të mos blihen produktet që vijnë nga ky shtet, raporton EO.

“Falënderoj Burimin, mediat, falënderoj KFOR-in Amerikan, falënderoj Policinë e Kosovës, falënderoj të gjithë popullatën e Komunës së Ferizajt që e vetmja komunë në Kosovë që ja ka kthyer shpinën Serbisë qysh prej fillimit. Falënderoj të gjithë të gjithë konsumatorët, falënderoj të gjithë punëtorët e Plus Marketit. Unë e kam nderin që grupit Besa t’ia jap një mirënjohje prej Plusit, kjo është një emblemë e UÇK-së. Kjo është prodhim vendorë që prodhohet në fabrikën tonë, në fabrikën e veglave”.

“Kemi prodhues vendorë atje ku i ka lanë Qeveria mbrapa jo unë. Në vend që prodhuesit t’i kemi brenda në market, ne prodhuesit vendorë i kemi rrugëve na shesin mallin e vet. Kjo është turp i madh për qeverinë tonë, jo vetëm për këtë Qeveri, por për krejt Qeveritë e Republikës së Kosovës qysh prej fillimit. Prej fillimit e kanë marrë gabim. Prej fillimit Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me armikun që nuk duhet me bashkëpunuar. Megjithëse na ka shkatërrua në tëra anët dhe unë e falënderoj popullatën e Ferizajt që pa ta nuk mundem. E vetmja komunë është që i ka thanë Serbisë, jo stop nuk e marr mallin e armikut”.

“Nuk marrim grande, grande marrin ata që punojnë me Serbi unë nuk marr. Nuk kam nevojë unë t’i përmendi firmat që kanë grande, po unë asnjë grand. Edhe po ti thirri ata nuk vijnë te unë. S’jom iftiaq për grande. Unë jam ta fuqizojë prodhimin vendor. Tash mundeni me hy me pa prodhimin vendor edhe me pa se qysh punohet, reciprociteti si te Plus Marketi. Nuk i bëhet reciprociteti Serbisë mi thanë mos bjer. Le të shëtitet me kamionë Serbia nëpër market gjithë ditën se këtu nuk ka, as s’ka me pas kurrë”.

Të ngjashme