Prodhuesit përshëndesin shfuqizimin e vendimit për eksporte të produkteve esenciale ushqimore

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se përkrah dhe përshëndet shfuqizimin e vendimit që ndalonte përkohësisht eksportin e produkteve esenciale agro-ushqimore.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë më 13 prill.

“Në fillim, për shkak të situatës kur u mor ky vendim, Klubi i Prodhuesve ishte në pajtim me këtë vendim, pasi që u vështirësua zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Mirëpo, ky vendim është zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh tek prodhuesit vendor, te cilët kërkonin rishqyrtim dhe analizim të situatës faktike, dhe shmangien e dëmeve të jashtëzakonshme dhe efektet zingjirore që ky vendim pati te ta. Shpresojmë që vendimet e tilla të merren në konsultë me vetë interesat e prodhuesve vendore, por edhe duke e analizuar hollësisht efektet e vendimeve të tilla”, thuhet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Të ngjashme