Produktet kosovare prezantohen në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH 2019” në Nuremberg

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në panairin “BIOFACH”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.

“Eurofruti”, “Fungo”, “OrganicHerb”, “Agroproduct” dhe “Hit-Flores” janë kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre si: fruta mali, bimë mjekuese, aromatike, etj., para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.

“BIOFACH” është panair në të cilin promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori.

MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 48 m2, që gjendet në hall 4, shtand nr. 4-366.

Panair do të jetë i hapur në datat 13 e deri 16 shkurt 2019 në Nuremberg të Gjermanisë.

Të ngjashme