Produktet StoneCastle shpërblehen me çmimin prestigjioz nga një Institut kryesor ndërkombëtar në Bruksel

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Veraria StoneCastle Vinetards & Winery, me kënaqësi ju njofton se iu ka ndarë çmimi i jashtëzakonshëm Grand Gold Quality Award për Verak 25 vjeçar dhe për Raki Rrushi e Rahovecit nga ana e Institutit prestigjioz për Cilësi “Monde Selection” në Bruksel.

Ky çmim garanton se cilësia e produkteve është testuar dhe aprovuar nga juria profesionale nën procedurat rigoroze të vlerësimit dhe nën kritere strikte.

Duke festuar përvojën 60 vjeçare, “Monde Selection” e ka vendosur veten si autoritet udhëheqës në vlerësimin e cilësisë së produkteve, duke u bazuar në parametrat organoleptikë dhe shkencor. Procesi i vlerësimit kryhet nga një juri ekspertësh, e cila përbëhet nga enologët e njohur ndërkombëtarisht, somelierë master, profesorët e enologjisë, inxhinieret e kimisë dhe kolumnistë të specializuar të shtypit. Për të garantuar një gjykim objektiv dhe gjithëpërfshirës, secilit prej anëtarëve të jurisë u kërkohet të plotësojnë në mënyrë të pavarur dhe pa disikutuar një formularë specifik vlerësimi, duke përfshirë deri në 30 parametra të vendosura në profilin e cilësisë së produktit. Në “Monde Selection”, vlerësimi shkon përtej degustimeve të rregullta, pasi që juria ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre, ndërsa vlerëson me kujdes çdo produkt individualisht dhe pa bërë krahasime.

Situata aktuale globale me pandemi nuk e ndali StoneCastle në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, gjë që dëshmoj edhe kësaj radhe me pranimin e çmimit prestigjioz që iu është ndarë në World Quality Selections, në mesin e më shumë se 3100 produkteve nga vendet e ndryshme të botës. Marrja e çmimit prestigjioz Monde Selection Quality Award është një arritje mahnitëse, si dhe një instrument i fuqishëm për të inkurajuar prodhuesit që të fitojnë edhe më shumë besimin e blerësve.

StoneCastle falënderon të gjithë klientët besnik, që besojnë në cilësinë e padiskutueshme të produkteve, tashmë të dëshmuar shumë herë në nivel botëror.

Të ngjashme