Profesorët e Harvardit parashikojnë rënien e Bitcoinit për shkak të rregullores të qeverisë

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 11:25 | Nga

Sipas disa profesorëve të ekonomisë në Universitetin e Harvardit, përfundimisht Bitcoin do të rrënohet përmes rregullimit të ri qeveritar.

Profesor Kenneth S. Rogoff beson se rreziku i anonimitetit financiar përfundimisht do të krijojë një mjedis ku rregullimi i ri do ta shtypte Bitcoinin.

“Transaksione të vogla anonime me valuta virtuale… do të ishin të dëshirueshme, por pagesat anonime në shkallë të gjerë do ta bënin jashtëzakonisht të vështirë mbledhjen e taksave ose veprimtarinë kundër veprimtarisë kriminale”, thotë ai.

Mendimet janë të ndara, edhe pse në një mënyrë tjetër nga homologu i tij, Jeffrey A. Miron, perspektiva e të cilit është librale mendon se valuta duhet të rrjedh ashtu sic është.

Megjithatë, ai beson se qeveritë përfundimisht do ta tregojnë teknologjinë e tyre.

“Kjo [qeveri] mund të lejojë që kriptovalutat të ekzistojnë në mënyrë paqësore dhe të mos i pranojnë ato si një mjet pagese dhe kjo është ajo që unë mendoj se duhet të bëjë. Por supozimi im është që herët a vonë qeveritë do të rregullojnë kriptovalutat jashtë ekzistencës”, mendon profesori Miron.

Potenciali për rregullim qeveritar padyshim është i mundshëm, pasi deri më tani shumë shtete kanë kufizuar qasjen ose shkëmbimin e Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera. Shteti kinez i ka ndaluar ofertat fillestare të monedhave (ICO) dhe ka kufizuar qasjen e shkëmbimit të Bitcoin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme