Projekti për zgjerimin e rrugës në Veternik do të ridizajnohet, punëkryesi shkeli kontratën

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 15:54 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Infrastrukturës (MI), Rexhep Kadriu, në një konferencë për media ka paralajmëruar ridizajnimin e projektit për zgjerimin e rrugës në Lagjen Veternik në hyrje të Prishtinë.

Kjo pasi punëkryesi i kontraktuar nuk ka kryer punën sipas standardeve të kërkuar në kontratë, raporton Ekonomia Online.

“Do ta ridizajnojmë projektin, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, me komisionin tonë dhe do t’i shpallim procedurat e reja të tenderimit. Ta ri projektojmë sipas udhëzimeve që ka dhënë në raport komisioni ne do të veprojmë”.

Në këtë konstatim kjo ministri ka ardhur pasi komisioni i formuar për të vlerësuar dëmet e shkartuar nga reshjet vitin e kaluar, vlerësoi se nuk është punuar me standarde dhe normativa sipas kontratës.

“Raportimi i komisionit i cili është formuar me vendim të ministrit, Pal Lekaj në momentin kur kemi pas rrëshqitje të dheut dhe të murit mbrojtës në zgjerimin e rrugës M 2 në Veternik. Komisioni ka punuar për 3 javë në përpilimin e raportit, përfaqësues të komisionit kanë qenë profesorë të fakultetit të Ndërtimtarisë dhe dy përfaqësues nga Mi. Puna të cilën e ka bërë na prezantoi profesori dhe për herë të parë në qeverisjen e vendit tonë nga MI me Pal Lekajn bëhet një raport për rrugën  që nuk është punuar me standarde dhe normativa të cilat është dashtë të kryhet kjo rrugë”.

“Raporti që komisioni na dha neve kemi të bëjmë me hallkat që nuk kanë fonkiounu në këtë drejtim, nga projektimi, nga dizajnimi dhe nga punëkryesi edhe faktorët tjerë, mirëpo edhe nga koha e keqe e mbizotëruar në Kosovë nëntor-dhjetor,m ku kemi reshje të mëdha shiu, një ndër faktorët. Ky do të jetë raport preliminar, kompanisë që ka kryer raportet në këtë rrugë, dhe do të marrim sugjerimet dhe pse ka ardhur deri kjo rrëshqitje e dheut”.

Profesori, Naser Kabashi, kryetar i Komisionit, tha se projekti ka pasur ngecje, por qw dëmtimet nw rrugw janë ndihmuar edhe nga reshjet.

“Kemi të bëjmë me një projektim i cili nuk është vetëm një hallkë, por përfshin disa hallka të ndërlidhura në mes vete, por nëse njëra hallkë lëshon më shumë ose më pak atëherë se do të ketë dështime të projektit. Dështimi i projektit na ka brengos, dhe ka qenë obligim të nxjerrim diçka për atë që ka ndodh. Ka pas ngecje dhe shkarje, dhe ajo që ka ndihmuar këtë janë edhe reshjet”.

Si pasojë e reshjeve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.

Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi. Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biçiklistëve.

Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë-Veternik, krahu i majtë i rrugës me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh.

Ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë-Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh.

 

 

Të ngjashme