Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës në dëgjim publik, kërkohet të zgjidhet Bordi i AKK-së

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 11:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka mbajtur dëgjim publik në lidhje me Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, raporton Ekonomia Online.

Të pranishmit dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, teksa anëtarët e këtij Komisioni thanë se këto sugjerime do të mundohen t’i inkorporojnë në Projektligj.

Lumnie Ajdini, përfaqësuese e Aleancës Kosovare të Bizneseve, gjatë diskutimit ka shfaqur shqetësimin për mungesën e bordit në Autoritetin e Konkurrencës (AKK). Ajo kritikat i adresoi edhe në Qeverinë e Kosovës.

“Te neni 22, te puna e Komisioneve Konkurrenca e lire dhe mbrojtja e dimë që është një segment i rëndësishëm për insistimin e ekonomisë së tregut, mirëpo gjithmonë bizneset e mirëfillta kanë qenë të pambrojtura, sepse konkurrencën e lirë ë shoh si vlerë, dhe me zbatimin e këtij ligji do të forconte bizneset që kanë përgjegjësi”.

“Te neni 22, Komisioni është organ që menaxhon me Autoritetin, përbehet nga pesë anëtarë, përfshirë kryetarin dhe në kryetarin, mirëpo ne jemi dëshmitarë që Autoriteti nuk ka bord. Ky bord i AKK-së, duhet të merret parasysh nga Kuvendi, pasi që emërohet nga ky institucion, dhe është e rëndësishme se jo vetën që i mbron bizneset por i mbro, edhe nga paragjykimet por edhe nga bizneset që vijnë nga jashtë”.

“Pra nuk është në rregull që gjashtë muaj mos me qenë në gjendje me zgjedh një bord të Autoritetit të Konkurrencës, kur e dimë që e kemi pasur edhe pandeminë, mandej nëpër gjykata, ku këto procese po tej zgjaten me muaj, dhe ndoshta pa të drejtë bizneseve u cenohet e drejta dhe ndikon në imazhin e tyre”, tha Ajdini.

Djellza Zeqiri nga Oda e Afarizmit, tha se afati prej 10 muajsh për të nxjerrë një konkluzion nga Autoriteti i Konkurrencës është i gjatë dhe i dëmshëm për bizneset vendëse. Kësisoj, ajo propozoi që ky afat të shkurtohet në 3 muaj, raporton EO.

“Te neni 36, te afatet për re nxjerrë konkluzione. Në rast se Autoriteti nxjerrë konkluzion me të cilën konstaton se nuk ka kushte për të filluar procedurën, atëherë ky konkluzion, duhet të nxirret brenda afatit prej 10 muajve”.

“Konsiderojmë se ky afat është i gjatë, i njëjti duhet te shkurtohet, për arsye se pritja 10 muaj për te marrë një konkluzion është relativisht i gjatë”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme