Projektligji për sigurinë e produkteve kalon në Komision – Hajdari tregon çka përfitojnë konsumatorët

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, e ka votuar me nëntë vota për Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, para anëtarëve të këtij Komisioni shpalosi qëllimet e këtij projektligji.

Sipas saj, me këtë projektligj synohet të arrihet nivel  i lartë i mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve.

Ajo ka shtuar se konsumatorët kanë të drejtë të informohen për produktet e rrezikshme.

“Sa i përket sigurisë se produkteve arsye kryesore për rregullimin e kësaj përmes këtij projektligji është sigurimi i një niveli më të lartë të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve që i përdorin produktet dhe do të parandaloj prodhimin, importin dhe futjen në treg të prodhimeve mashtruese si dhe eksportin e tyre”.

“Ky ligj i ri do të jep të drejtën publikut për të qenë i informuar për produkte të rrezikshme”, tha Hajdari.

Të ngjashme