Protestë pas rasteve të shumta të vdekjeve në vendin e punës në ndërtimtari

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” organizata joqeveritare “Beyond the Wall” do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të mbahet të mërkurën më 10 tetor 2018 me fillim nga ora 11:00, transmeton Klan Kosova

“Helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë. Nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet, ne do gjejmë mënyra tjera për tua rikujtuar gjithmonë”, thuhet në njoftimin e organizatës.

Më tej, ata kanë bërë thirrje që kushdo që ka munësi të bashkëngjitet në këtë protesë për të ngritur zërin për këtë dukuri negative.

“Kërkoj mbështetjen e 92 personave qe fizikisht ta përkrahin një protestë, ne jemi te vetëdijshëm qe punëtoret nuk mund te bashkëngjiten, por kërkoj nga ju qe keni mundësi te bashkëngjiteni dhe te jemi zëri i tyre, tu dalim ne mbrojtje, numri i rasteve tragjike do shtohet edhe shumë nëse ne rrimë duke i numëruar. Mjaft qëndruam me kalkulator në duar, shpejt nuk do ketë kalkulator që numëron të vrarët, e vrasësit nuk do të ndalen se ngrituri pallate mbi djersën, gjymtyrët dhe gjakun e punëtorëve. Ta ngrisim zërin para se të jetë vonë, para se zëri ynë të mos mund te ngritët, para se në apo familjarët tanë të numërojnë sekondat deri në përplasjen me tokën”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme