Protestojnë ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave, kërkojnë t’iu paguhen 25 milionë €

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 13:29 | Nga Valë Rudari

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës. Ata kërkuan nga ekzekutivi që t’u paguhet borxhi prej rreth 25 milionë eurove sikur kishte vendosur gjykata dhe kamata 3%, raporton Ekonomia Online.

Selim Shabani, ish-punëtor i fabrikës, tha se kërkojnë nga shteti i Kosovës, por sot e atëherë nuk kanë marrë atë që kanë kërkuar.

“Kërkojmë një borxh me vite e vite, gati një decenie, ai borxh është rreth 25 milionë, plus kamata 3 për qind. Ne kemi pasur takime të shumta, kryesia e shoqatës të sindikatës, ne kemi vendime të Gjykatës Kushtetuse të Parlamentit të Kosovës, prej odës së veçantë të AKP-së edhe që janë të gjitha në favor tonin. Vendimi i Parlamentit ka qenë i lëshuar e dedikuar, është caktuar data dhe forma e pagesës, sot e atë ditë ne s’kemi kurgjo.”

Ai tha se në takimin me kryeministrin janë pajtuar që pjesa e kamatës të hiqet. Ai tha se nuk ndërmarrin veprime të ashpra.

“Prandaj herën e fundit ne e kemi pasur një takim me kryeministrin, me 30-40 puntorë, ai erdhi na u falënderu, na kërkoi neve ta bëjmë edhe në një tolerim pasi është shumë e madhe. Morëm vendim se paku kamatën ta heqim. Atë memorandum e kanë dërguar në Qeveri. 912 punetorë jemi pa e marrë borxhin. Vendime të ashpra nuk kemi, edhe pse këta meritojnë gjithëçka, jemi rraskapitur, jemi moqmu, së paku të kishin tregu vullnet të mirë dhe një rrugëdalje”, tha ish-punërori i fabrikës, Selim Shabani.

Të ngjashme