Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë Marrëveshje Kolektive dhe rishikim të Ligjit për Paga

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 12:12 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike e Kosovës ka mbajtur protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te selia e KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Ata kërkojnë Marrëveshje Kolektive në nivel të KEK-ut; pagë jubilare jo vetëm për periudhën 2015-2017; revitalizim të Termocentralit “Kosova A”, rishikimin e Ligjit për Paga në lidhje me punëtorët e KEK-ut; si dhe rritjen e shujtës së ushqimit nga 1.74 € në 3.5 €.

Përfaqësuesi i Sindikatës, Selatin Sadiku, duke folur për kushtet të cilat si sindikatë kërkojnë tu plotësohen, tha se 60 për qind të energjisë Kosova e shet me humbje.

“Aseti më i vlefshëm jemi ne punëtorët e KEK-ut ku falë angazhimit jemi kompania më profitabile në vend dhe bartëse e zhvillimit ekonomik. Shkallet e rrezikut janë ballafaqimet tona ku me vendimet e fundit tentojmë të gjithë të barazojmë me administratën. Për mirëqenien tonë, për ndërtimin vendit tonë duhet të japim çdo gjë nga vetja, por edhe menaxhmenti duhet të na krijoj kontratën sektoriale, zbatimin  të ligjit të punës, ambient të pastër për punëtorë. Termocentrali Kosova A mund të rivitalizohet shumë më lehtë më një ndihmë nga Kosova pa ndikuar ne rritjen e çmimit të energjisë te qytetari. Ne 60 për qind të energjisë e shesim me humbje”, raporton EO.

Kryetari i Sindikatës Kosova B, Muharrem Gashi, tha se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave.

“Kërkesat tona duhet të realizohen dhe s’do të ndalemi deri në përpushjen e këtyre kërkesave”, tha ai.

Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se punëtorët e KEK-ut punojnë në kushte të vështira.

“Sindikata e Re ka bartë disa kërkesa para menaxhmentit të KEK-ut,  por edhe Qeverise si dihet kemi hasur në vesh të shurdhër, kryesorja është paga jubilare. Korporata është gjiganti kryesor. Mos na shtinë të protestojmë për të drejtat tona. Rivitalizimi i Kosovës A, arsyeja pse jemi kundër është kontrata e dëmshme. Ligji për Paga është i dëmshëm stagnojnë pagat e punëtorëve. Punëtorët kanë kushte shumë të vështira”, tha ai, raporton EO

Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lahmi Balaj, ka shprehur mbështetjen e tij në kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.

“Në emër të Postës dhe Telekomit, jemi bashkërisht për çdo vendim, jemi me juve sepse disa nga kërkesat na lidhin, mos lejoni të shkelen të drejtat e juaja”, raporton EO.

Të ngjashme