Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, kaq do të shiten sot nafta e benzina

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i benzinës 1.76 euro, e i gazit 0.78 euro.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme. Çmime të njëjta kanë qenë edhe gjatë së hënës.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

Të ngjashme