Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, vazhdon të bie çmimi i naftës

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i naftës ka pësuar rënie për një cent krahasuar me dje, ndërkaq ai i benzinës për dy centë, shkruan Reporteri.net.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.71 euro për litër,

Produkti Benzinë: 1.36 euro për litër;

Produkti Gaz: 0.77 euro për litër.

Të ngjashme