Publikohen ngritjet më të mëdha të çmimeve të importit në këtë tremujor

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, shkruan EkonomiaOnline.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 6.8% në TM3 2021, krahasuar me TM2 2021. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (33.5%); produktet minerale (12.9 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (4.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (4.4%); druri dhe artikujt e tij (3.9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.5%); mjetet e transportit  (3.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.2%); tekstili dhe artikujt e tij (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.5%); produktet e industrive kimike (1.3%); vajrat ushqyese (1.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.1%); dhe këpucët (0.3%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e prej saj (-1.1%); produktet bimore (-1.0%); letra dhe artikujt prej saj (-0.9%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.7%).

Po ashtu, edhe ndërmjet TM3 2021 dhe TM3 2020, çmimet e importit në Kosovë patën një ngritje, në një mesatare prej 14.7%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (56.9%); produktet minerale (35.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (19.9%); vajrat ushqyese (13.8%); instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (13.5%); shtazët e gjallan dhe produktet e tyre (11.5 %); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (11.4 %); produktet bimore (9.9 %); druri dhe artikujt e tij (8.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (4.0%); mjetet e transportit (3.9%); produktet e industrive kimike (3.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (2.1%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%); si dhe lëkura dhe artikujt prej saj (0.9%).

Ngritia u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj (-3.6 %); këpucët (-3.0 %); si dhe tekstili dhe artikujt e tij (-1.6%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme