Punësimi informal rreth 30% në Kosovë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

AKB ka realizuar një studim hulumtues rreth punësimit formal dhe informal në Kosovë ku rezulton se 69% të punëtorëve kanë kontrata pune me afat të caktuar dhe të pa caktuar, 30% nuk kanë kantrat pune për disa arsye.

“…puntorët refuzojn për shkak se vet ose familjaret janë në skema të ndryshme financiare sociale,i punësuari nuk jep garancion se do të qëndron më shume se 3-6 muaj në punë,se janë duke pritur viza për të ikur nga Kosova,nuk duan kontratë sepse ku të gjejnë më mir ikun,punëdhënësi nuk i garanton kontratë afat gjate, paga e vogël dhe pas pagesës së taksave nuk mbetet asgjë, ndërsa 1 % nuk deklarohen për statusin e vet sepse konsiderohen se janë pa kontrat pune”.

Formailzimi i punëtorëve më së shumti ka shnënuar rritje në periudhën 2020-2021 për arsye të përfitimit të punëtorëve nga skemat sociale dhe subvencionet e dhëna për punëtor e kompani nga qeveria për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia.

“Për fat të keq ky formalizin është afat shkurt dhe atë vetëm derisa të shpenzohen mjetet e subvencioneve të ndara nga qeveria dhe për këtë arsye ne nuk kemi statistika të sakta të punësimeve reale në Kosovë”.

“AKB i rekomandon Qeveris së vendit që të ofron lehtësira për formalizim të punësimit duke iu subvencionuar tatimin dhe duke i falë kamatat dhe ndëshkimet për puntorët dhe kompanitë vendore e të huja që operojne në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme