Punëtorët e ATK-së në grevë, ndërpriten shërbimet për tatimpaguesit

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, pasi nuk kanë pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat, e kanë vazhduar grevën e pezulluar, raporton Ekonomia Online.

Greva ka filluar nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës si dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.

Të ngjashme