Punëtorët e “Ramiz Sadikut” ndihen të diskriminuar nga procesi i privatizimit

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 15:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka raportuar Maliq Demiri, përfaqësues i Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku”, raporton Ekonomia Online

Ai ka thënë se janë ndier të diskriminuar, dhe se jo të gjithë punëtorëve u është paguar 20 përqindshit

” Dy grupe që kanë bashkëpunuar me AKP-në kanë punuar vetëm për interesa të tyre. Kemi dëshirë me na u paguar edhe neve 20 përqindëshi”, ka thënë ai.

Kryesuesi i Komisonit ka pyetur se sa punëtorëve u është bërë kompensimi i 20 përqindëshit.

“Rreth 1300 përsona e kanë marrë kompensimin” ka thënë Idriz Zhenipotoku  punëtorë  nga Ramiz Sadiku.

Deputeti Hekuran Murati ka pyetur për diferencimin e atyre që kanë dalë në pension e atyre që ende nuk kanë dalë e nga 3000 punëtorë në listë janë thirrur vetëm 530 punëtorë që të punojnë pas luftës dhe që e kanë fituar 20 përqindëshin pastaj.

“Shumica nuk kanë ditur as që do të kompensohet dhe ku duhet të lajmërohen” ka thënë Zhenipotoku.

Të ngjashme