Punëtorët e “Trepçës” ndërpresin protestën, u premtohet shkarkimi i kryeshefit

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Rreth 400 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” kanë protestuar sot  para minierës në Stën-Tërg për shkak se ende si kane pagat e tyre.

Kryetari i Sindikatës  së “Trepçës”,Gani Osmani, ka thënë, sapo janë takuar me bordin e përkohshëm dhe u është premtuar se sot do t’i marrin pagat, porse edhe do ta shkarkojnë kryeshefin Basri Ibrahimi, ndërkaq ky i fundit ka thënë se endë s’është njoftuar zyrtarisht për këtë dhe s’ka arsye menaxheriale për shkarkim, por sipas tij nëse ndodh është arsye kryekëput politike.

Kryetari i Sindikatës  së “Trepçës”,Gani Osmani, ka thënë për gaztën “Epoka e re”, se janë detyruar që të protestojnë, madje duke mos u përfillur kështu distanca sociale, pasi ata ende si kanë marrë pagat.

“Punëtorë e ndërmarrjes “Trepça”, kanë protestuar sot para minierës në Stën-Tërg për shkak se thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre. Jemi diku 350-400 punëtor që jemi detyruar të protestojmë, madje duke mos e përfill edhe disatnacn sociale”, ka thënë Osmani.

Ai ka thënë se pas takimit me bordin e përhoshëm “Trepçës”, kanë marr premtime se sot do t’i marrin pagat dhe do ta shkarkojnë kryeshefin Basri Ibrahimi. “Sapo u takuam me bordin mbikëqyrës dhe morëm premtime se do t’i marrim pagat, por që edhe do të shkarkohet kryeshefi Basri Ibrahimi”, ka thënë ai.

Kurse, Basri Ibrahimi, kryeshef i “Trepçës”, ka than për “Epokë e re”, se sot i kanë marr pagat disa minatorë dhe është ndërpre protesta. Ai ka thënë se ende s’është i njoftuar zyrtarisht për shkarkim dhe sipas tij, nëse ndodh ka të bëjë kryekëput me arsye politike.

“Po është e vërtete që sot u kanë dal pagat për shkak të krizës globale sic e dini në kohë pandemi, s;kemi mundur ti paguajmë pagat. Sa i përket shkarkimit tim ende s’jam njoftuar zyrtarisht, por unë u thëm se prej që jam në krye të detyrës prodhimi në gjashtë mujor është rritë 28 % dhe arsye tjera menaxheriale për shkarkim s’ka, por vetëm kryekëput për arsye politike”, ka thënë Ibrahimi

Të ngjashme