Punëtorëve të KEK-ut u dalin pagat me rritje

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 15:22 | Nga

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të premten i kanë marrë pagat me rritje, në shumë prej 100 eurove ashtu siç ishte premtuar. Rritjen e pagave e kanë konfirmuar drejtuesit e Sindikatës së Re të KEK-ut si dhe disa punëtorë.

Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR KEK), Rafet Osmani ka konfirmuar për Telegrafin se të gjithë punëtorët e KEK-ut, pagat i kanë marrë me rritje.

“Punëtorët e KEK-ut i kanë marrë pagat me rritjen prej 100 eurove”, tha Osmani për Telegrafin.

Marrjen e Pagave me rritje për punëtorët e KEK-ut e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të kësaj korporate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme