Punimet në vendosjen e turbinave të erës në Shalës së Bajgorës afër përfundimit

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Në Barel të Shalës së Bajgorës, punimet po shkojnë drejt finalizmit për vendosjen e turbinave të erës për prodhim të energjisë.

Kapaciteti i energjisë që do të prodhohet nga instalimi i 27 turbinave të erës do të jetë rreth 105 megavatesh në orë, dhe pritet ti sigurojë Kosovës edhe 10% energji të ripërtëritshme.

Vlera totale e investimit është 170 milionë euro.  Investimi është duke u realizuar nga kompania “Soëi Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë projekt, që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në sektorin e energjisë së ripërtritshme në Kosovë, janë duke marrë pjesë investitorë nga shtatë vende të ndryshme të botës, me Gjermaninë dhe Izraelin si partnerë kryesor.

Pritet që gjenerimi i energjisë nga këto kapacitete të reja te burimeve te rinovueshme të fillojë ne vitin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme