Qeveria e gatshme të inkorporoj propozimet e opozitës, në Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se janë të hapur për të diskutuar harmonizimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga propozimet që vijnë nga deputetët e opozitës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky ligj është shumë i rëndësishëm të votohet sa më shpejtë.

“Ministria e Financave, si sponsorizuese e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga  partnerët e koalicionit. Është e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t’u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19. Të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Projektligji për  rimëkëmbjen ekonomike, ka dështuar dy herë të votohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme