Qeveria emëroi Bordin e përkohshëm të drejtorëve të “Telekomit”

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), të 16-ën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga:

Mehmet Berisha, kryesues
Kushtrim Krasniqi, anëtar
Teki Shala, anëtar
Blerim Shehu, anëtar.

Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm.

Të ngjashme