Qeveria i jep 150 mijë euro për rastin “Axos”

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 10:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për procesin Posta dhe Telekomi i Kosovës-Axos.

Këto mjete u ndan pasiqë të premten mbahet seanca e parë në këtë rast.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se është identifikuar nevoja e domosdoshme për vlerësimin e dëmit për privatizimin e PTK-së, sa i përket privatizimit të saj dhe çështjes AXOS.

“Është identifikuar nevoja e domosdoshme për angazhimin e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë për vlerësimin e dëmit dhe ekspertizën në fushën e legjislacionit vendor dhe ndërkombëtarë për procesin e privatizimit të PTK-së. duke marrë për bazë urgjencën e çështjes dhe faktin që seance e parë do të mbahet të premten ne kemi bërë këtë kërkesë dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj”, tha Stavileci në arsyetimin e tij.

Kosova rrezikon t`i humbë 380 milionë euro, të cilat po i kërkon kompania AXOS, për faktin se sipas tyre, Qeveria e Kosovës e ka prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për privatizimi e PTK-së.

Të ngjashme